RREZIQET

 

  • Përdorimi pa masa mbrojtëse i bojërave që përmbajnë plumb shkakton intoksikim, i cili kërkon shumë kohë të eliminohet nga organizmi. Në rast intoksikimi të konsiderueshëm, mjeku jep mjekime të forta për të përshpejtuar eliminimin e plumbit që ka marrë organizmi.
  • Efektet e plumbit janë më të rrezikshme për fëmijët: Ata rregullisht mbajnë objekte pranë gojës dhe janë më të predispozuar të gëlltisin pjesë copëza boje apo thërrmija të ndotura, që shkaktojnë pasoja të rënda dhe të vazhdueshme, si probleme në zhvillimin mendor, humbje kujtese ose zhvillim të vonuar.